Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKATAR 2022 – France-Maroku

KATAR 2022 – France-Maroku

Në Kupën e Botës Katar 2022, kampionia e fundit, Franca, do të përballet sot në ndeshjen gjysmëfinale me Marokun, i cili ka bërë histori në këtë turne. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Al Bayt” nën drejtimin e arbitrit meksikan, Cesar Ramos dhe do të fillojë në orën 20:00. Dy vendet do të përballen për herë të parë në historinë e turneut. Ekipi që kalon këtë raund do të luajë në finale të dielën me fituesin e ndeshjes Argjentinë-Kroaci. Franca e cila ndodhet në Grupin D, garantoi raundin e fundit të një të tetës së finales duke fituar në ndeshjen e parë kundër Australisë 4-1, në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës 2-1 ndërsa humbi në ndeshjen e fundit nga Tunizia me rezultatin 1-0. Në raundin e fundit të një të tetës së finales Franca fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 3-1 dhe morën biletën për në çerekfinale ku mposhtën Anglinë me rezultatin 2-1. Ndërsa Maroku, ekipi surprizë i Botërorit la gjurmë në Katar 2022 që e filloi me barazimin pa gola me Kroacinë. Ekipi maroken i njohur ndryshe si “Luanët e Atlasit” ishte lider në grup duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-0 dhe Kanadanë 2-1 ndërsa në raundin e fundit të një të tetës së fituan kundër Spanjës 3-0 me penallti. Maroku në çerekfinale dërgoi Portugalinë në shtëpi duke e mundur me rezultatin 1-0 dhe arriti sukses të madh si vendi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale në historinë e Kupës së Botës. Maroku, i cili nuk ka pësuar gol përveç autogolit përballë Kanadasë, është i pamposhtur prej 13 ndeshjesh në kualifikimet e turneut dhe Kupës së Botës.https://ata.gov.al/2022/12/13/katar-2022-franca-per-titullin-maroku-per-historine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments