Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKartoni jeshil rritje me 40 %

Kartoni jeshil rritje me 40 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2022 arritën rreth 8,446 milionë lekë, ose 11.21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2021. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi së fundmi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, sipas të cilit rritja më e lartë mes produkteve motorrike, vihet re te kartoni jeshil, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2022, llogaritet nga INSTAT se është 3.849.395, duke u rritur 34,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Referuar të dhënave, produkti “karton jeshil” në periudhën janar-gusht 2022 pati një rritje prej 40.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 54.67% krahasuar me periudhën janar-gusht 2021. Ndërsa produkti ”MTPL e brendshme”, në periudhën janar-gusht 2022, pati një rritje prej 7.21% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “Sigurim kufitar”, në periudhën janar-gusht 2022, pati një rritje 12.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.50%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2022, është 3.849.395, duke u rritur 34,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. http://ata.gov.al/2022/10/06/me-shume-shqiptare-udhetuan-jashte-kartoni-jeshil-rritje-me-40/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments