“Karnavalet” në skenën e TKOB

0
5

Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit po bëhet një punë e madhe transformuese që gjithçka të jetë gati për “Karnavalet”. TKOB do të na rikthejë pas në kohë, duke ecur në rrugicat e vjetra me kalldrëm të Korçës, për të hyrë brenda shtëpisë së Nikollaqit, e veshur e gjitha me telajo dhe mobilieri tipike të familjeve të pasura të qytetit, në kontradiktë me shpirtin e tyre të varfër. Për të përfunduar në një sallon mahnitës balloje, të dekoruar fiks për të shpallur fejesën e Afrovitit. “Karnavalet” është vepër e repertorit kombëtar, e cilësuar si një nga më të çmuarat e këtij lloji, i ka rezistuar kohës. Ajo madje. tingëllon e freskët. jo vetëm për nga tematika, por edhe nga rrjedhshmëria e melodive aq të dashura dhe të interpretuara me mjeshtëri nga trupa dhe solistët e TKOB-së. Kjo vepër rikthehet pikërisht në 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Avni Mula dhe libretistit të mirënjohur Luigj Gurakuqi. Nën regjinë dhe kujdesin e veçantë të Inva Mulës, të bijës së Avni Mulës, i cili shkroi “Karnavalet” mbi komedinë me të njëjtin titull të Spiro Çomorës dhe libret të Luigj Gurakuqit. Tek “Karnavalet” gërshetohet bukur linja e dashurisë, humori i hollë i personazheve, “pazaret e krushqisë” dhe mënyra e të jetuarit elegante korçare, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kujtesën e kulturës artistike dhe sociale të shoqërisë sonë. Me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga virtuozja, Elda Laro, me kostumografi të frymëzuar nga estetika e viteve ’30, kuruar nga Elva Bella dhe skenografi të Romeo Çanit, TKOB premton se, “Karnavalet” s’do t’i harroni kurrë! “Karnavalet do të shfaqet për 4 netë rresht, duke nisur nga mbrëmja e datës 25 shkurt. atsh