Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Karnavalet e Korçës” në TKOB

“Karnavalet e Korçës” në TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-së, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive. Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur. Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit: kompozitorin Avni Mula dhe libretistin Luigj Gurakuqi, dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB. Opera “Karnavalet e Korçës” u vu në skenë nga dy kaste të mrekullueshme artistësh, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB-së, dirigjuar nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi. Artdashësit shqiptarë e të huaj përjetuan gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, “pazaret e krushqisë” si dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare. Këto u bënë të mundura falë edhe një skenografie mahnitëse me kalldrëmet e qytetit dhe kostumografi që të kthen pas në vitet ’30. Puna për të arritur këtë sukses zgjati më shumë se 1 muaj për të përcjellë te publiku një perlë vizuale dhe lojë interesante, që shkriu në një humorin e hollë dhe linjën e dashurisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ