Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile përfundimtare prezantimit të një karikuesi të përgjithshëm universal për të gjitha pajisjet elektronike portative të vogla dhe të mesme, telefonat celularë, tabletët dhe pajisjet e tjera të këtij lloji. Pas një votimi nga eurodeputetët në Strasburg , USB-C do të bëhet i vetmi karikues për pajisjet elektronike portative të shitura në BE deri në vjeshtën e vitit 2024 , pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Apple . Qëllimi është të reduktohen mbetjet elektronike dhe të kursehet rreth 250 milionë euro në shpenzime për karikues të rinj. “Është një ditë e madhe për konsumatorët, një ditë e madhe për mjedisin tonë”, tha eurodeputeti i Partisë Laburiste të Maltës, Alex Saliba, relator i projektligjit përkatës, i cili u miratua me 602 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenime, në dhomën plenare të Parlamentit Evropian. E njëjta masë do të zbatohet për laptopët nga fillimi i vitit 2026.https://lajme.rtsh.al/artikull/be-merr-vendimin-karikues-i-perbashket-per-te-gjitha-pajisjet-elektronike-portative-deri-ne-vitin-2024