Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKapsolla dhe fishekzjarre me fuqi të lartë plasëse

Kapsolla dhe fishekzjarre me fuqi të lartë plasëse

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në prag të festave të Fundvitit. Sipas policisë, ditët e fundit janë sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarre, me fuqi të lartë plasëse. Plani i masave parashikon kontrolle të vazhdueshme, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve. Strukturat e Policisë në të gjithë vendin po vijojnë kontrollet në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurtë për qytetarët, në prag të festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave. Këto detyra konsistojnë në zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe intensifikimin e kontrolleve në territor. Policia thekson se në këtë kuadër, ndihmësspecialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke u garantuar ruajtje të anonimatit, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.https://ata.gov.al/2022/12/19/policia-sekuestron-kapsolla-dhe-fishekzjarre-me-fuqi-te-larte-plasese/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments