Një grup gjuetarësh në Misisipi kanë kapur aligatorin më të gjatë të regjistruar ndonjëherë. Departamenti i Shtetit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve ka deklaruar se katër banorë të shtetit, konkretisht: Donald Woods, Will Thomas, Joey Clark dhe Tanner White; kapën aligatorin mashkull në lumin Sunflower të Misisipi-t perëndimor. Aligatori peshon 802.5 paund (364 kilogramë) dhe është i gjatë 14 këmbë, 3 inç (4.3 metra), duke thyer rekordin e mëparshëm me mbi 2 inç. Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Misisipi hapet të premten e fundit të gushtit të çdo viti dhe përfundon më 4 shtator.
Kapet aligatori më i gjatë në historinë e Misisipit
RELATED ARTICLES