Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar publikoi një objekt të rrallë nga fondi i tij. Bëhet fjalë për një kapak ungjilli me origjinë nga fshati Dishnicë, Korçë.

Kapaku është punuar në argjend me teknikën e rrahjes.

Në qendër është vendosur skena e ngjalljes së Krishtit e cila rrethohet nga 18 profetë dhe 16 skena të tjera që fillojnë me jetën e Hyjëlindëses dhe vazhdojnë me festat e mëdha.

Ky objekt është fotografuar në laboratorin fotografik pranë MKAM, me metodën RTI, Imazhi i transformimit të reflektimit (RTI) është një teknikë e re imazherike që krijon pamje dixhitale hiper-realiste që kontrollohen në mënyrë interaktive nga shikuesi.

Kjo metodë e re bazohet në sintezën e imazheve të shumta dixhitale të një subjekti të mbledhur nga një pozicion fiks i kamerës.