Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare po shndërrohen në simbole të suksesit të brandit “Made in Albania”, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe rritur prezantimin e prodhimeve shqiptare dinjitoze ne konkureset ndërkombëtare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, “në Wine Hunter Awards 2024, kantinat shqiptare dhe cilësia e unike e verërave të tyre siguruan 5 çmime Gold dhe 29 çmime Red”. “Verërat tona tashmë po përqafohen nga tregjet më prestigjioze në botë, duke fituar njohje ndërkombëtare dhe duke afirmuar vendin tonë si një destinacion i rëndësishëm për verëra cilësore”, tha Denaj. Sipas saj, kjo falë punës së palodhur të fermerëve dhe prodhuesve dhe e potencialit të madh që Shqipëria ka për të qenë një lider në industrinë e verërave dhe për të çuar përpara produktet tona “Made in Albania”.