Kanioni i Kirit destinacion turistik

0
5

Zona e kanionit të Kirit në Postribë është një nga më të bukurat dhe të veçantat në zonën e Shkodrës. Lugina piktoreske së bashku me kanionet e Kirit e kanë shndërruar këtë zonë në një atraksion turistik që tërheq turistë vendas dhe të huaj. Ndërthurja mes maleve, gjelbërimit dhe ujit të kristaltë krijon një panoramë të veçantë për çdo vizitor.