Kanionet shqiptare kohët e fundit janë kthyer në një pikëtakim për shumë nga ata që duan të zbulojnë deri në pikën e fundit destinacionet unike, ato që ndoshta nuk janë aq masive, por ama që ofrojnë përvoja unike. Vithkuqi është një prej fshatrave më të bukura turistike të Korçës, ku krahas monumenteve kulturore qëndrojnë perlat e natyrës, siç janë kanionet. Fshati, 1200 m mbi nivelin e detit dhe 25 km larg qytetit të Korçës, teksa bëri të ditur se kanionet e këtij fshati po vizitohen gjatë këtyre ditëve të korrikut nga plot turistë të huaj, të cilët po e shijojnë në çdo cep Shqipërinë mahnitëse.