Kanionet e Osumit në Berat janë kthyer në një paketë turistike e mbushur me aventurë, histori, sport dhe trajtime kurative. Guidat e Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike. Vitet e fundit Kanionet e Osumit janë kthyer në destinacionin e preferuar për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.