Thursday, May 29, 2025
HomeMJEDISKanionet e Osumit

Kanionet e Osumit

Sezoni turistik ka filluar dhe Kanionet e Osumit me madhështinë, lashtësinë dhe bukurinë e tyre janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. Ato janë shndërruar tashmë në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer edhe për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.

Guidat e qarkut të Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanioneve të Osumit, rreth 13 kilometra të gjatë, nga 4 deri në 35 metra të gjerë, 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.

Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë Kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grup-moshat.

Në këto kanione, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij sportin e bukur të rafting, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments