Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur listën e kandidatëve për çmimet e mëdha shkencore kombëtare që jepen nga kjo akademi. Çmimi i madh i albanologjisë që jepet për studiues të huaj që i janë kushtuar gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare u akordua vitin e kaluar, në mbarim të kuvendit ndërkombëtar të studimeve albanologjike. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor pritet të ndahen 3 çmimet e mëdha: çmimi “Eqrem Çabej”, çmimi “Petrit Radovicka” dhe çmimi “Aleks Buda” për kërkuesit e rinj. Pas shqyrtimit të hollësishëm të dokumentacionit shoqërues të veprave që janë paraqitur nga kandidatët për konkurrim për të tre çmimet, juria ka vendosur të vijojë procedurat e parashikuara për shqyrtimin shkencor dhe ka publikuar listën e veprave të kualifikuara për fazën e mëtejshme të vlerësimit, përzgjedhjes dhe nominimit. Brenda javës së fundit të muajit nëntor do të shpallen veprat e nominuara dhe gjatë dhjetorit do të realizohen ligjëratat përuruese. Shpallja e fituesve parashikohet në dhjetëditëshin e fundmë të muajit dhjetor. I. Për çmimin “Eqrem Çabej” (renditje alfabetike): Adem Bunguri: Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë; Albert Doja: Ardhja e antropologjisë në Shqipëri; Anastas Angjeli e Adrian Civici: Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik); Apollon Baçe: Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II; Beqir Meta: Historia e shqipëtarëve gjatë shek. XX, vëll. II, III, IV; Emine Sadiku: Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj; Emine Sadiku e Meleq Shopi: Gegërishtja veriore dhe ajo jugore; Fatmir Toçi: Arbëreshët mes realitetit dhe mitit; Suzana Varvarica-Kuka: Simon Rrota, piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur; Shpresa Gjongecaj, Trésors de monnaires antiques trouvés en Albanie. II. Për çmimin “Petrit Radovicka” (renditje alfabetike): Gjovalin Gruda: Relievi strukturor i Shqipërisë; Nazim Gruda: Advances in horticultural soilles culture; Rigers Bakiu: Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers. III. Për çmimin “Aleks Buda” (renditje alfabetike): Andi Hoxhaj: Politikat e BE për luftën kundër korrupsionit; Brikena Shkodra: Retracing late Roman – early Byzantine Dyrrachium; Ermal Baze: Jeta agrare në komunitetin e Shkodrës gjatë shekullit XV (një vështrim socio-ekonomik); Hysnie Haxhillari: Caktuesori në gjuhët e Ballkanit; Liburn Jupolli: OCTO – instrumenti i ri inovativ bashkëkohor; Majlinda Rama: Poezia bashkëkohore shqipe; Mikaela Minga: Tingujt që rrëfej, tingujt që rrëfehen; Teuta Toska: Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919; Xhelil Koleci: An overview of current approaches to cattle deseases.https://ata.gov.al/2022/11/07/kandidatet-per-cmimet-kombetare-te-akademise-se-shkencave/