Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKANADA – Zjarret dalin jashtë kontrollit

KANADA – Zjarret dalin jashtë kontrollit

Ekipet e zjarrfikësve janë duke luftuar me zjarret të cilat kërcënuan komunitetet në perëndim të Kanadasë. Zyrtarët në Alberta kanë regjistruar 108 zjarre aktive në provincë ndërsa numri i të evakuuarve është rritur në rreth 29 mijë, nga rreth 24 mijë të shtunën, kur u shpall gjendje e jashtëzakonshme në mbarë shtetin. Dy zjarre të cilat po ashtu kanë dalë jashtë kontrollit në shtetin fqinj British Columbia detyruan disa banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, kurse zyrtarët paralajmëruan se prisnin që erërat e forta të shkaktonin intensifikimin e zjarreve gjatë ditëve të ardhshme. Zyrtarët lokal në Alberta thanë se në ditët në vijim parashikohet mot më i favorshëm me reshje të dobëta shiu dhe vranësira. Colin Blair, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Alberta, tha se ata ende nuk kanë informacion të saktë mbi dëmet. Ndërtesat në qytetin Fox Lake u shkatërruan, duke përfshirë 20 shtëpi, një stacion policie dhe një dyqan. Në verilindje të British Columbia, zyrtarët u kërkuan banorëve të evakuojnë zonat e prekura nga zjarret pranë kufirit të Albertës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ