Sportistja e talentuar ka siguruar medaljen e artë për Kosovën në Europianin që po zhvillohet në Malin e Zi. Krasniqi e fiton titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj.
Krasniqi garoi në peshën deri në 52 kilogramë. Ajo fitoi sot titullin e tretë si kampione Europe, pas atyre të fituar në vitet 2021 dhe 2024, teksa në të kaluarën ka fituar edhe dy herë medalje të argjendta dhe të bronzta.
Sportistja kosovare triumfoi në finale përballë italianes Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtarë dhe kampione bote në fuqi.
Në Kampionatin Evropian të Xhudos marrin pjesë sportistë nga 2 kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.