Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë një nga partnerët në organizimin e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 24 qershor – 2 korrik 2023. Organizatorë të këtij kampionati janë Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, ndërsa FSHF e ka mirëpritur ftesën për t’u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë. Një aktivitet që do të sjellë në Shqipëri rreth 28 ekipe universitare nga e gjithë Europa, djem dhe vajza, që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, teksa do të marrë pjesë edhe një ekip nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës. Ndeshjet e djemve do të luhen në formatin 11×11, kurse ato të vajzave në formatin 7×7. FSHF si partnere e këtij kampionati do të vërë në dispozicion fushat në Shtëpinë e Futbollit dhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, ku do të zhvillohen ndeshjet si edhe bazë materiale. Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit do të sigurojë arbitra për ndeshjet dhe do të asistojë në organizimin e kampionatit, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe ndërkombëtare që stafi FSHF-së ka në zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrje kaq të madhe. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on