Kampionat volejbolli buzë Vjosës

0
6

Përmeti mirëpret për të katërtin vit radhazi kampionatin e volejbollit “Vjosa River Volley”. Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, duke i bërë jehonë këtij aktiviteti u shpreh se kamionati zhvillohet në zemër të Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë. “Volejboll në Vjosë. Dhe mbrëmja vjen kaq bukur me momentet nga ‘Vjosa River Volley’ që për të katërtin vit radhazi organizohet në Përmet me shume emocione në zemër të Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë”, tha ajo. Plazhi i Motorit në Përmet po mirëpret sërish ndeshjet e volejbollit, aktivitet i përvitshëm që po kthehet në traditë për këtë qytet. Skuadrat e volejbollit po dhurojnë emocione për banorët por edhe vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Përmetin këto ditë gushti. ATSH