Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKampionat volejbolli buzë Vjosës

Kampionat volejbolli buzë Vjosës

Nisi sot kampionati “Vjosa River Volley”. Ky është viti i 3-të që Përmeti mirëpret këtë kampionat veror. Pranë valëve dhe rërës së Vjosës, 8 skuadra me lojtarë përmetarë, sportistë amatorë dhe profesionistë, nga rajoni i Ballkanit, si edhe sportistë të Kombëtares së Volejbollit, do të garojnë për 3 ditë rresht, duke premtuar atmosferë sportive emocionuese. Kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, u shpreh se ky event lokal mbështet jo vetëm këtë sport por zhvillohet edhe në kuadër të mbrojtjes së Vjosës unike, tashmë Park Kombëtar. Skuadrat, të formuara pa përkatësi gjinore e kombësie, garojnë për çmimin e madh, nën moton “Argëtohemi me Vjosën, mbrojmë Vjosën”. Ndeshjet do të luhen te plazhi i Motorrit dhe kryetarja e bashkisë i ka ftuar sportdashësit të mbështesin skuadrën e preferuar, e njëkohësisht të argëtohen e të freskohen buzë Vjosës. Eventi organizohet nga bashkia Përmet dhe organizata “Albania S’ka Problem”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments