Kampingu “Hestia” në Dibër, trend i pushimeve plot aventurë

0
1

Dibra është shndërruar gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët. Kampingu “Hestia” është një vend ideal në Dibër për të kaluar momente të këndshme në natyrë. Mes maleve të Dibrës, buzë lumit Drin, ndodhet një kamping i vogël, nën emrin “Hestia”, ideuar nga një grup shokësh për të promovuar turizmin veror në Dibër, shprehet kryeministri Rama. Kryeministri fton tursitët të vizitojnë këtë kamping, teksa nënvizon se, “një kombinim magjepsës mes natyrës përrallore të këtyre viseve dhe kampingut, si një trend i pushimeve plot aventurë, por dhe ekonomike, ju pret ta shijoni në pjesën e mbetur të verës”.