Kamerat kurth të vendosura në zonat e mbrojtura kanë dokumentuar jetën e botës së egër në vendin tonë, duke regjistruar imazhe e video të kafshëve në habitatin e tyre natyror.
Nga kamerat kurth janë arritur të identifikohen kafshë të ndryshme si ujku, macja e egër, kormorani i madh (shpend shtegtar), baldosa (vjedulla), dhelpra, pata e egër, sorkadhja, një tufë çakejsh si dhe lejleku.
Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e natyrës. Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.





