Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKallas: NATO të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Kallas: NATO të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka nxitur shtetet e tjera të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, duke ndjekur shembullin e republikave baltike. Kallas vuri në dukje vendin e saj, i cili do ta rrisë buxhetin në 3,2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) vitin e ardhshëm. “Kjo do të promovohet gjithashtu në nivelin e NATO-s”, tha Kallas përpara Konferencës Vjetore të Balltikut për Mbrojtjen (ABCD) që do të zhvillohet sot dhe nesër në Talin. Situata e sigurisë rajonale pas sulmit rus ndaj Ukrainës ishte ndër temat e diskutuara gjatë konferencës. “Shikoni vitin 1988 kur të gjithë aleatët e NATO-s shpenzuan më shumë se 1% të PBB-së së tyre për mbrojtje. Dhe pse? Sepse ata e konsideruan rrezikun si serioz. Por, tani rreziku është më i madh se sa gjatë Luftës së Ftohtë, sepse lufta është kthyer në Evropë”, tha Kallas. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do t’i bashkohet sot konferencës së sigurisë. Në ABCD do të marrin pjesë përfaqësues të republikave baltike, si dhe të vendeve të tjera të NATO-s dhe Ukrainës. Fjalimi i Pistorious do të jetë gjithashtu përfundimi i vizitës së tij treditore në Letoni dhe Estoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments