Përfaqesuesja e lartë e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shpreson që blloku të mund të vendosë shumë shpejt për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.Grupi i propozuar i masave ndëshkuese synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë, por jo të gjithë 27 anëtarët e BE-së deri më tani e kanë miratuar paketën.
Kallas tha se e mirëpriti njoftimin e SHBA-së se po dërgon armë mbrojtëse në Ukrainë, duke shtuar se shpreson “se ata do të marrin të gjitha që ju janë premtuar”