Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalendari artistik për dhjetorin

Kalendari artistik për dhjetorin

Institucionet kulturore kanë planifikuar një sërë aktivitetesh që i bashkohen atmosferës festive të fundvitit. Ministria e Kulturës ka publikuar kalendarin e aktiviteteve që do të ofrojnë në këtë muaj institucionet kulturore, bashkitë apo skenat e pavarura artistike. Pjesë e veprimtarive artistike gjatë këtij dhjetori janë përfshirë veprat teatrore shqiptare dhe të huaja që do të ngjiten në skenat e teatrove në Tiranë,krahas festivalit teatror. Nuk mungojnë dhe ekspozita, koncerte, etj, në institucionet e tjera artistike dhe kulturore. Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike vjen në shfaqjen teatrore “Edmond”. Teatri Kombëtar do të shfaqë veprën teatrore “Edmond” në sallën e madhe te “ArTurbina” në datat 8, 9, 10 dhe 11 dhjetor. Një komedi nga Alexis Michalik me regji nga Indrit Çobani dhe Andia Xhunga, ku në role janë aktorë të njohur të skenës teatrore. “Zhurma e kohës” është shfaqja që çel festivalin e veprës shqipe në teatrin Metropol, “Metrofest 6”. Shkruar dhe me regji e interpretim nga Rafael Hoxhaj kjo është një shfaqje e zhanrit të teatrit të lëvizjes. Gjithashtu, shfaqja “Zhurma e kohës” do të jetë premierë prej 8 dhjetorit në teatrin “Metropol” në Tiranë. Monodrama “Rruga e qumështit”, vjen në hollin e ndërtesës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me regji të Armand Borës dhe interpretim të aktores Egla Ceno. Në kalendarin e aktiviteteve artistike është përfshirë edhe shfaqja teatrore “Certifikata e martesës” e autorit të mirënjohur izraelit Ephraim Kishon, në datat 15, 18, 22-25 dhjetor në “ArTurbina”. Veprat teatrore do të vihen edhe në teatrot e qyteteve të tjera. Qendra e Artit dhe Kulturës, teatri “Andon Zako Çajupi” dhe Bashkia Korçë organizojnë një muaj të tërë aktivitetesh, titulluar “festON” me një kalendar artistik, në të cilin nuk mungojnë shfaqjet teatrale, koncertet,ekspozitat, etj. Muzeu Historik Kombëtar organizon promovimin e revistës “Studime Muzeologjike”, Nr. 13, që i kushtohen konferencës shkencore me temë: “Noli Poliedrik”.https://ata.gov.al/2022/12/08/kalendari-artistik-per-dhjetorin-nga-festivalet-teatrore-te-ekspozitat-dhe-koncertet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ