Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja unike e Bashtovës, destinacion i trashëgimisë kulturore

Kalaja unike e Bashtovës, destinacion i trashëgimisë kulturore

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi se Kalaja unike e Bashtovës, shumë shpejt do të kthehet në destinacionin më të kërkuar të trashëgimisë kulturore. “Ajo tashmë po i nënshtrohet restaurimit falë programit të ringritjes pas tërmetit”, shkroi Margariti në rrjetet sociale. Kalaja e Bashtovës është një kështjellë mesjetare katërkëndore, e pozicionuar aty ku lumi Shkumbin derdhet në Adriatik. Kalaja ngrihet në terren të sheshtë, pranë rrugës Egnatia. Historianët janë të ndarë sa i përket faktit se cilës periudhë i përket ndërtimi i kalasë. Disa pretendojnë se është ndërtuar në periudhën kur vendi ishte nën pushtetin e Venedikut ndërsa të tjerë thonë se venedikasit ndërtuan mbi rrënojat e një kalaje ekzistuese, e cila mund të ketë qenë e shekullit të gjashtë, kur zona ishte nën Perandorinë Bizantine, gjatë dinastisë së Justinianit. Struktura ka 3 hyrje, me mure 9 metra të lartë që rrethojnë një hapësirë 60x90metra. Në veri dhe në lindje ka kulla rrethore, secila prej tyre 12 metra e lartë. E veçanta e kësaj Kalaje qëndron tek fakti se është e vetmja në Ballkan, që është ndërtuar në fushë. Kalaja e Bashtovës do të restaurohet me mbështetjen e programit EU4Culture të Bashkimit Europian. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ