Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë shpallen pasuri...

Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë shpallen pasuri kulturore

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme në mbështetje “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Sarandës, “Kalasë së Lëkurësit” e “Manastirit të 40 Shenjtorëve”. Në vendim, miratohet edhe zonimi i zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Sarandës, “Kalasë së Lëkurësit” dhe “Manastirit të 40 Shenjtorëve”, sipas koordinatave dhe hartave të zonimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH). Këshilli i Ministrave miratoi po ashtu planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave. Këshilli i Ministrave shfuqizoi vendimin e mëparshëm të vitit 2012, “Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Sarandës dhe miratimin e rregullores së administrimit”. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi dhe aktet nënligjore në fuqi. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Sarandës në Gjeoportalin Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments