Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Beratit, nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e infrastrukturës kulturore e turistike

Kalaja e Beratit, nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e infrastrukturës kulturore e turistike

Në Berat u nënshkrua sot marrëveshja për përgatitjen e planit të menaxhimit dhe projektit për ngritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe turistike të Kalasë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe kryetari të bashkisë Berat, Ervin Demo. Kryebashkiaku Demo tha se “plani i menaxhimit të Kalasë dhe projektet teknike të infrastrukturës do t’u përgjigjen zhvillimeve të fundit të fluksit turistik në këtë monument kulture”. Të pranishëm në takim ishin gjithashtu dhe banorë që kanë përfituar nga bonusi i rijetëzimit, të cilët iu bashkuan tryezës së diskutimit për menaxhimin e Kalasë, si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri Kalaja e Beratit është ndër të paktat kala mesjetare me një jetë intensive brenda mureve të saj. Ajo është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments