Kalaja e Bashtovës është rihapur si një qendër kulturore falë programit “EU4Culture” të financuar nga Bashkimi Evropian.
E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, restaurimi i kalasë së Bashtovës ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument.Kalaja e Bashtovës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga viti 1948 dhe kandidate për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga 23 sitet e trashëgimisë që po restaurohen përmes programit EU4Culture, një program prej 40 milionë eurosh i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.