Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKakavijë: Mjedise të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve

Kakavijë: Mjedise të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve nëpër pika kufitare, u ndal në Kakavijë ku sapo është ndërtuar terminali i ri i pasagjerëve me ambiente të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve. Gjatë këtij inspektimi, ministrja Kumbaro foli për projektin e rikualifikimit të peizazhit në pikat hyrëse doganore, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në koordinim institucional me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ky projekt ka qëllim unifikimin në nivel e paraqitjes së njësive të shërbimit që operojnë aty, si prezantimi i parë i turistëve të huaj me Shqipërinë. “Bëhet fjalë për rikualifikim peizazhi me qëllim paraqitjen dhe krijimin e një kontakti të parë të pasagjerit, të turistit apo të një bashkëkombasi, i cili kthehet në Shqipëri. Projekti që kemi miratuar, por edhe kemi bashkë ndarë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar do të duhet të fillojë sa më shpejt zbatimin me qëllim që të kemi një tjetër kartëvizitë të Shqipërisë, në momentin që hyn në territor”, u shpreh ministrja Kumbaro. Ky bashkëveprim trepalësh mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, do të nisë fillimisht në pikat doganore më të rëndësishme për sa i përket flukseve turistike, për të vazhduar më pas në të gjithë territorin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments