Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKakavijë/ Autoritetet: Po punohet me kapacitet maksimal

Kakavijë/ Autoritetet: Po punohet me kapacitet maksimal

Në doganën e Kakavijës vijon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit, edhe përgjatë këtyre ditëve. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, gjatë 24 orëve te fundit udhëtuan nga Shqipëria për në shtetin helen 1724 shtetas, ndërsa kanë hyrë në vendin tonë rreth 2461 persona. Një fluks të lartë në këtë pikë kufitare ka patur edhe nga shtetas të huaj, ku në 24 orët e fundit pala shqiptare ka regjistruar në hyrje rreth 1794 persona. Aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele, 4 në dalje dhe 3 në hyrje. Por pavarësisht lëvizjeve me fluks të lartë, emigrantët thonë se nuk kanë pritur shumë në radhë, pasi pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë. Menaxhimi ndërkufitar nga të dyja anët e kufirit shqiptaro –grek, këtë vit ka shmangur radhët e pritjes në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sot, situata ka qenë e qetë dhe pa vonesa si në hyrje, po ashtu edhe në dalje të tokës shqiptare. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments