Presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi përsëriti angazhimin e Egjiptit për të ndaluar gjakderdhjen në Rripin e Gazës, gjatë pritjes së bordit të drejtorëve të Bibliotekës së Aleksandrisë që përfshin, ndër të tjera, personalitete egjiptiane dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, të botës islame dhe të institucioneve evropiane. Al Sisi pohoi ”rëndësinë e rolit të çmuar të bibliotekës në përhapjen dhe thellimin e njohurive dhe shkencës e cila përbën bazën e dialogut midis qytetërimeve dhe thellimit të përbashkët të mirëkuptimit për bashkëjetesën midis njerëzve”. Ai më pas ripohoi nevojen që ”biblioteka të plotësojë mesazhin e Egjiptit për ndërtimin e urave midis kulturave për paqen dhe zhvillimin”. Bordi i drejtorëve të bibliotekës vlerësoi, nga ana e tij, “rolin vendimtar që Egjipti po luan në rivendosjen e stabilitetit në rajon, duke i dhënë fund luftës në Gaza dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për popullsinë”. Presidenti El-Sisi përsëriti përpjekjet e vazhdueshme të Egjiptit për të kontribuar pozitivisht në zgjidhjen e krizave rajonale, duke theksuar se “paqja dhe stabiliteti në rajon janë thelbësore për mirëqenien dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar”
KAJRO: Egjipti i angazhuar për ndalimin e gjakderdhjes në Gaza
RELATED ARTICLES