Kadastra Shqiptare dhe Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Kadastra Shqiptare njoftoi se, “ky partneritet synon forcimin e bashkëveprimit në fushën e matjeve në terren dhe përpunimit të informacionit gjeografik”.

Gjithashtu, ky bashkëpunim synon të përmirësojë më tej sistemin e të dhënave kadastrale për qytetarët dhe institucionet.

Fokusi kryesor i marrëveshjes do të jetë rritja e saktësisë së matjeve në terren dhe pilotimi i metodave të avancuara dhe inovative për proceset e regjistrimit të pasurive.

“Marrëveshja është një hap më tej drejt një sistemi kadastral më të besueshëm dhe efikas”, thekson në njoftimin e saj Kadastra Shqiptare.