Kadastra Fiskale, regjistri qendror me të dhënat e të gjitha pronave në Shqipëri, do të jetë në funksion në qershor të vitit 2025.

Kadastra Fiskale është regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurisë së paluajtshme që shërben për hedhjen, përpunimin, korrektimin e të dhënave dhe që shërben për efekt të llogaritjes së shumës së taksës së pasurisë së paluajtshme për t’u paguar nga çdo tatimpagues.

Qëllimi i Kadastrës është konsolidimi dhe përmirësimi i cilësisë së të gjitha të dhënave ekzistuese për tokën, ndërtesat dhe pronarët, banorët si dhe llogaritjen e detyrimit tatimor vjetor që lidhet me secilën pronë.