Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi qytetarët se për disa shërbime kadastrale, ata duhet të kryejnë aplikimin për regjistrim brenda 30 ditëve për të mos iu nënshtruar kamatëvonesës, sipas përcaktimeve në VKM “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”.

Sipas kadastrës, përfitimet e regjistrimit në kohë shmangin penalitetet dhe kostot shtesë; lehtësojnë procesin e regjistrimit të vendimeve gjyqësore dhe akteve administrative e noteriale.

Kadastra bëri të ditur se, për regjistrimin aplikohet online nëpërmjet portalit e-albania.

Procedura kërkon kryerjen e pagesës në bankë ose në Postën Shqiptare dhe depozitohet dokumentacioni i nevojshëm me postë.