Kadastra Shqiptare bën me dije se drejtoritë vendore vijojnë punën me ritme të larta për trajtimin e vetëdeklarimeve në të gjithë Shqipërinë, me qëllim sigurimin e titujve të pronësisë për qytetarët, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

ASHK ka publikuar listën e përfituesve për çdo drejtori vendore në faqen zyrtare të institucionit: https://www.ashk.gov.al/publikime/

Kadastra cilëson në njoftim se “qytetarët që kanë përfituar një vendim legalizimi kanë 30 ditë nga data e njoftimit për të aplikuar për: Regjistrimin e vendimit të legalizimit; certifikatën e pronësisë; kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe fragment të hartës kadastrale”.

Sipas Kadastrës, të gjithë përfituesit mund të aplikojnë online përmes platformës “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ”.

Ky proces digjital ofron lehtësi dhe transparencë të plotë për qytetarët, duke shmangur vonesat dhe burokracitë.