Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi se gjatë muajit gusht 2025 Drejtoritë Vendore në të gjithë vendin kanë miratuar 1670 vendime legalizimi, duke u dhënë qytetarëve siguri juridike mbi pronën e tyre.

Ky është një tjetër hap konkret në procesin e legalizimeve, që synon përfundimin e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kthimin e pronës së ligjshme në duart e qytetarëve.

ASHK ka publikuar listën e përfituesve për çdo drejtori vendore në faqen zyrtare të institucionit:https://www.ashk.gov.al/publikime/.

Ndërkohë, qytetarët që kanë përfituar një vendim legalizimi kanë 30 ditë nga data e njoftimit për të aplikuar për: Regjistrimin e vendimit të legalizimit; certifikatën e pronësisë; kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe fragment të hartës kadastrale.

Kadastra njofton se, të gjithë përfituesit mund të aplikojnë online përmes platformës “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ”.

Ky proces digjital ofron lehtësi dhe transparencë të plotë për qytetarët, duke shmangur vonesat dhe burokracitë.