Kabineti gjerman miratoi sot projektligjin për legalizimin e kanabisit rekreativ. Sipas projektligjit, posedimi i deri në 25 gramë kanabis për personat mbi 18 vjeç dhe kultivimi i maksimumit të tre bimëve për përdorim personal do të jetë i ligjshëm. Kanabisi do të vihet në dispozicion përmes shoqatave të veçanta, të ashtuquajturat klube të kanabisit. Megjithatë, sipas projektligjit, kanabisI nuk mund të konsumohet në klube ose në një rreze prej 250 metrash nga ambientet. “Qëllimi i projektligjit është shmangia e tregut të zi dhe reduktimi i krimit të lidhur me drogën, frenimi i tregtimit të substancave toksike dhe ulja e numrit të konsumatorëve”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach. “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve është një komponent qendror i të gjithë projektit legjislativ”, shtoi ai. Projektligji, i cili duhet të miratohet nga parlamenti, ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa Bundestagu pritet ta shqyrtojë atë pas pushimeve verore. Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, do të diskutojë gjithashtu projektligjin. ATSH
Kabineti miraton projektligjin për legalizimin e kanabisit
RELATED ARTICLES