Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKabineti i luftës u kërkon negociatorëve të vazhdojnë përpjekjet për lirimin e...

Kabineti i luftës u kërkon negociatorëve të vazhdojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve

Kabineti i luftës i Izraelit ka udhëzuar ekipin negociator që të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve, njoftuan sot mediat izraelite, duke cituar një deklaratë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ndërsa Izraeli dhe organizata militante palestineze Hamas nuk po negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, Egjipti, Katari dhe SHBA-JA po veprojnë si ndërmjetës në luftën e Gazës. Raundi më i fundit i negociatave përfundoi pa rezultate. Bisedimet kanë ngecur që atëherë. Në sulmet e paprecedentë të Hamasit dhe grupeve të tjera ekstremiste në zonën kufitare izraelite më 7 tetor të vitit të kaluar, u vranë rreth 1200 persona dhe më shumë se 200 njerëz u morën peng në Gazë. “Sulmet shkaktuan ofensivën ushtarake të Izraelit në rajonin bregdetar, në të cilin më shumë se 35 700 njerëz janë vrarë deri më tani”, sipas autoritetit shëndetësor të Gazës. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Shifra, e cila është pothuajse e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur, konsiderohet kryesisht e besueshme nga OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments