Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Junior World Food Day”

“Junior World Food Day”

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjedhur një grup fëmijësh për të dhënë mesazhin e rëndësishëm se si mund të ruajmë dhe përdorim ujin për një ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Në bashkëpunim me FAO Albania, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ekspertë të fushës bashkëbiseduan me ta për rolin jetik të ujit në jetën tonë. “Organizuam së bashku me FAO Albania “Junior World Food Day”, me një fokus të veçantë në rolin jetik të ujit në jetën tonë. Bashkë me eksperten agronome Dhurata Thanasi ndamë me fëmijët mënyrat se si ata mund të ruajnë dhe përdorin ujin për një ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt”, bëri të ditur Denaj. Fëmijët u njohën me zgjidhje inovative si hidroponia, për të kultivuar bimë me përdorimin minimal të ujit dhe tokës dhe me veprimet e thjeshta që duhet të ndërmarrim të gjithë për të reduktuar mbetjet ushqimore dhe përdorimin optimal të ujit në konsumin e përditshëm. Çdo vit, në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit një numër i madh ngjarjesh, nga maratonat dhe marshimet e urisë, te ekspozitat, shfaqjet kulturore, konkurset dhe koncertet organizohen në rreth 150 vende të botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments