Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEJunior Achievement Albania

Junior Achievement Albania

Programi Junior Achievement në Shqipëri festoi 10-vjetorin e nisjes së aktiviteteve në Shqipëri. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Junior Achievement Europe, Salvatore Nigro, Kryetari i Bordit të AADF, Michael Granoff, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, Bordi i Administrimit dhe bashkëdrejtorë të AADF, pjesëtarë të stafit të AADF-së dhe Junior Achievement Albania, mësues dhe nxënës. Në një postim në rrjetet sociale ministrja Kushi shkruan se “Junior Achievement Albania” është një nga projektet e përbashkëta të MAS dhe AADF në arsimin parauniversitar, për të cilin jemi të gjithë krenarë”. “Ky program tashmë prej 10 vitesh ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së edukimit teorik dhe praktik të nxënësve tanë me aftësi mbi ekonominë, financat dhe sipërmarrjen. Faleminderit AADF dhe të gjithë mësuesve të angazhuar në këtë program, të cilët me kontributin dhe përkushtimin e tyre e kanë kthyer këtë program në histori suksesi”, shkruan Kushi. Modulet e këtij programi shkollor si “Evropa dhe Unë”, “Tregu Global”, “Ekonomi për Sukses”, janë pjesë e kurrikulës bërthamë në lëndën e Qytetarisë dhe atë të Ekonomisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ