Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJul Çezari, në historisë botërore

Jul Çezari, në historisë botërore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton sot perandorin romak, Jul Çezari, lindur më 12 korrik të vitit 100 para erës sonë. Priu me brilancë strategjike një nga perandoritë më të fuqishme dhe më të mëdha që njohu historia. Roma antike ishte e tejshtrirë, aq sa sipas thënies proverbiale, çdo rrugë të shpinte drejt saj. Në sajë të triumfeve ushtarake të shumta, pasi aty ku merrte shenjë ngadhënjente (Veni, vidi, vici), Çezari gëzonte popullaritetit të gjerë dhe figura e tij u mitizua. Synimet e pushtetmbajtjes do të diktonin edhe romancat. Lidhja mes Çezarit dhe Kleopatrës ishte pikësëpari e volitshme për të dyja fronet. Megjithatë, dashuria mes tyre ishte e njëmendtë dhe solli si fryt Çezarion. Epërsia e pushtetit shekullor të Çezarëve ishte e padiskutimtë. “Jepni, pra, Çezarit atë që i përket Çezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë”, pat thënë Krishti kur refuzoi monedhën e ofruar nga farisejtë, duke njohur ligjësitë e “mbretërisë së tokës”. Vala e pakënaqësive mes radhëve të senatorëve do të shënonte rrokopujën e perandorit, që nga ana tjetër përkrahej nga popullata e shtresës së ulët dhe të mesme. Ndaj Perandori u godit 23 herë me thikë nga një grup prej rreth 40 senatorësh, në sheshin e vjetër të Romës “Largo di Torre Argentina”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një dokument që bën fjalë për vendet e përmendura të Shqipërisë në luftën e Jul Çezarit kundër Pompeut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments