Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Jordania rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit

 Jordania rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Jordania ka rihapur hapësirën e saj ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit fqinj, njoftoi sot autoriteti i aviacionit civil të monarkisë, pas një mbylljeje prej rreth dhjetë orësh. “Aeroportet dhe linjat ajrore janë rikthyer në normalitet”, tha një zyrtar i aviacionit për stacionin televiziv jordanez “al-Mamlaka”.

Jordania mbylli hapësirën e saj ajrore dje në mbrëmje për shkak të tensioneve ushtarake. Vendimi i autoritetit u mor për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe tensioneve rajonale. Gjatë sulmit iranian ndaj Izraelit dje në mbrëmje, pjesë të raketave të lëshuara thuhet se ranë nga qielli në Jordani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments