Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJon Fosse fiton çmimin Nobel në Letërsi

Jon Fosse fiton çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi sot çmimin Nobel në Letërsi. ”Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze. I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, ai është gjithashtu i vlerësuar për prozën e tij”. ”Shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut”, tha akademia. Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Jon Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959. Intelektual i shumanshëm, ai bëri debutimin e tij në vitin 1983 me romanin ”Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”), dhe më pas eksperimentoi me narrativën e shkurtër, poezinë, letërsinë jofiction dhe atë për fëmijë. Në dramën e tij të parë ”Nokon kjem til å komme” (“Diçka po vjen”) ai e tregon veten si një shkrimtar i kursyer por i pamëshirshëm, gati për të kapur të gjitha kontradiktat, që nga qëndrueshmëria e komunikimit, hendeku mes brezave dhe pasiguria e marrëdhënieve familjare dhe në çift. Veprat e tij më të arrira janë ”Natta syng sine songar” (”Dhe nata këndon”), ”Eg er vinden” (”Unë jam era”) deri te më e fundit ”Morgon og kveld” (”Mëngjes dhe mbrëmje”).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments