Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole zhvilloi sot një takim me zyrat arsimore në bashkitë e qarkut, për masat që janë marrë për fillimin e vitit të ri shkollor 2022- 2023. Gjatë takimit u diskutua lidhur me gjendjen e infrastrukturës shkollore, kopshteve e çerdheve (në qytet e në fshat), detyrimet e plotësuara nga NJVV-të para fillimit të sezonit të ri shkollor, nevojat për mirëmbajtje e pajisje, sigurimin e ngrohjes së institucioneve arsimore për periudhën e dimrit, masat për furnizimin me tekste e materiale shkollore, nivelin e dixhitalizimit në shkollat e qarkut, si edhe për nevoja e problematika të ndryshme. Në takim u fol lidhur edhe me procedurën e ndjekur për regjistrimin e nxënësve, plotësimin e stafeve mësimdhënëse të shkollave, për numrin e tyre krahasimisht me vitin e kaluar, si dhe për trajtimin me një vëmendje të veçantë të nxënësve me aftësi ndryshe, apo nxënësve nga komuniteti rom dhe egjiptian, të cilët duhet të ndihen e trajtohen pa asnjë diferencim nga fëmijët e tjerë. Siguria në shkolla ishte një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm që u vlerësua në këtë takim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Gjovalin Loka garantoi se këtë sezon do të ketë një vëmendje akoma më të shtuar pranë perimetrit të shkollave nga oficerët e policisë, për të shmangur raste që krijojnë pasiguri për nxënësit dhe shqetësime për prindërit. “Qarku i Korçës shquhet gjithmonë për një mbarëvajtje të suksesshme të sezoneve arsimore, por besojmë se duke bërë përpjekjet e nevojshme sistematikisht, sezoni i ri shkollor të jetë akoma edhe më i mirë”, tha Jole gjatë takimit.https://ata.gov.al/2022/09/01/viti-i-ri-shkollor-prefekti-jole-vemendje-te-vecante-nxenesve-me-aftesi-ndryshe/
Jole: Vëmendje të veçantë nxënësve me aftësi ndryshe
RELATED ARTICLES