Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIJole: Promovim destinacioneve të qarkut të Korçës

Jole: Promovim destinacioneve të qarkut të Korçës

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit u mblodh sot në Drilon të Pogradecit, ku aktualisht janë duke u zbatuar tre projekte madhore, si “Rehabilitimi e Parkut Ujor Drilon – Tushemisht”, “Shëtitorja e Tushemishtit”, “ByPass i Tushemishtit”, me një vlerë 15.5 milionë dollarë. Gjatë takimit u bë një vlerësim për bashkëpunimin institucional si dhe u diskutuan detyrat që dalin për këtë sezon turistik. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole në fjalën e tij kërkoi nga përfaqësuesit institucionalë zbatimin e detyrave që dalin nga Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e Taskforcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2023 si dhe më shumë punë për promovimin e destinacioneve turistike, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike. “Qarku i Korçës gjatë harkut kohor të 4 viteve të kaluara, ka përfituar mbështetje me investime të qeverisë që shkojnë rreth 100 milionë dollarë për gjashtë bashkitë, ku vlen për t’u përmendur edhe ndihma për agrobizneset nëpërmjet programit të IPARD, me kontribut të kombinuar të qeverisë dhe BE-së. Këtu përfshihen jo vetëm bujtinat, por edhe ndihma për fermerët, duke nxitur prodhime që kanë “brand” qarkun tonë e duke diversifikuar ofertën në agroturizëm”, theksoi Jole. Prefekti Jole u shpreh se “aktualisht, në të gjithë qarkun e Korçës operojnë 225 struktura akomoduese (hotele dhe bujtina) me 5270 shtretër”. “Sigurisht, ky kapacitet duhet të jetë akoma më i madh në të ardhmen për të mundësuar arritjen e objektivit afatmesëm që qarkun tonë ta vizitojnë më shumë se 1 milion turistë vendas e të huaj në harkun e një viti, e cila do të mund të bëhet realitet vetëm falë një oferte të integruar për zhvillimin e turizmit brenda rajonit, që ngelet sfida e re e të gjithë aktorëve institucionalë, operatorëve turistikë dhe bizneseve në fushën e turizmit”, theksoi Jole. Ai shtoi se sezoni turistik sapo ka filluar dhe qarku i Koçës duhet të jetë mikpritës për shumë vizitorë e turistë nga vendi dhe gjithë bota. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit, por edhe Devollit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments