Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEJole: Monitorim i pandërprerë në terren, në fushën e Maliqit

Jole: Monitorim i pandërprerë në terren, në fushën e Maliqit

Prefektura e qarkut të Korçës vijon monitorimin në terren pas rënies në zjarrit në fushën e Maliqit, në fshatin Sheqeras. Duke marrë shkas nga situata e krijuar, prefekti i qarkut Nertil Jole zhvilloi një takim të zgjeruar me kryetarin e bashkisë, Gëzim Topçiu dhe stafin e tij drejtues. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit, Genti Aliçkolli. Gjatë takimit u diskutua lidhur me masat që duhet të merren në vazhdim për kufizimin e sipërfaqes së tokës së djegur, si dhe për riorganizimin e grupeve të punës për mbajtjen në vrojtim 24 orë të kësaj zone, për të pasur një bashkërendim të veprimeve nga çdo strukturë. Prefekti Jole u shpreh se “në takim vlerësuam gjithashtu edhe domosdoshmërinë e hapjes/lirimit të kanaleve të treta, të cilat në vite janë dëmtuar e prishur”. “Në këto ditë të nxehta gushti do të garantojmë që monitorimi në terren të jetë i pandërprerë nga grupet e punës, deri në normalizimin e plotë të situatës, e më pas duke bërë edhe një analizë të hollësishme në terren lidhur me masat parandaluese që duhen marrë për eliminimin e riskut në të ardhmen”, tha Jole. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments