Bashkimi Evropian aktualisht po përjeton një rrezik të shtuar terrorizmi për shkak të luftës së Gazës, tha sot komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. “Me luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimit që shkakton në shoqërinë tonë, me sezonin e ardhshëm të festave, ekziston një rrezik i madh i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian”, tha ajo përpara takimit të ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së, në Brukseli. Johansson iu referua një sulmi me thikë të shtunën në Paris, në të cilin një turist gjerman u vra dhe dy persona u plagosën, si dhe disa incidenteve të mëparshme. Komisioneri njoftoi se do të vihen në dispozicion 30 milionë euro shtesë (32,4 milionë dollarë) për mbrojtjen. Ministrat e BE-së do të konsultohen për sigurinë në bllok në kuadër të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Diskutimet për zonën Shengen pa viza të BE-së dhe progresin në reformën e azilit dhe migracionit të bllokut janë gjithashtu në axhendë.
Johansson: Rrezik i madh i sulmeve terroriste në BE
RELATED ARTICLES