Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAJetë e egër në parkun“Bredhi i Hotovës–Dangëlli”

Jetë e egër në parkun“Bredhi i Hotovës–Dangëlli”

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” përbëhet nga një shumëllojshmëri habitatesh, të cilat strehojnë në brendësi të tyre një numër gjithnjë e në rritje të kafshëve të egra. Kamerat kurth të montuara nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër tregojnë larminë e jetës së egër që popullon këtë zonë. Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për të dokumentuar përgjatë periudhave të ndryshme të vitit. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. Në parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por, krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit. Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri, duke i rezistuar deri më tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ