Mijëra entuziastë të kafshëve po shprehin trishtimin e tyre në mediat sociale për ngordhjen e njërit prej luanëve ikonë të rezervatit Masai Mara në Kenia. Jesse, ky është emri i luanit që ngordhi pas një lufte territoriale me një tufë rivale në savanën keniane, ishte 12 vjeç dhe përkufizohet si “një nga nomadët më të famshëm të Marës, një luan i mrekullueshëm”, nga Programi i Ruajtjes së Grabitqarëve Mara (MCPC), një organizatë që kujdeset për mbrojtjen e tyre. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, 12-vjeçari Jesse nuk ishte në gjendje t’i mbijetonte plagëve të marra në sulmin e grupit rival. Jetëgjatësia mesatare e një luani në natyrë është rreth 13 vjet, megjithëse në robëri mund të jetojë shumë më gjatë. ATSH
Jesse, një nga luanët ikonë të Kenias
RELATED ARTICLES