Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTJep dorëheqje presidenti Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi Juventus

Jep dorëheqje presidenti Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi Juventus

I gjithë bordi i drejtorëve të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave për mashtrim kontabiliteti, njoftoi klubi italian i futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA). Vendimi erdhi pas një takimi të jashtëzakonshëm ku u morën opinionet rreth kontabilitetit nga ekspertë të pavarur, thuhet në deklaratën e klubit. “Bordi i drejtorëve, duke marrë parasysh fokusin dhe rëndësinë e çështjeve të pazgjidhura ligjore dhe tekniko-kontabiliteti, e konsideron në interesin më të mirë t’i rekomandojë Juventusit të emërojë një bord të ri drejtues për t’u marrë me këto çështje”, thuhet në deklaratë. Nën drejtimin e Agnellit, i cili u emërua në vitin 2010, Juventusi fitoi nëntë tituj radhazi në Serie A deri në sezonin 2019-20. Bordi i ri i drejtorëve do të konfirmohet në takimin e planifikuar për më 18 janar, ndërsa Maurizio Scanavino do të jetë menaxheri i përgjithshëm deri atëherë. Gjatë sezonit 2021-2022, Juventus shënoi humbje prej 254,3 milionë eurosh, humbja më e madhe e regjistruar në historinë e Serie A-së. Klubi aktualisht mban pozitën e tretë në Serie A, 10 pikë prapa kryesuesit të tabelës Napoli.https://ata.gov.al/2022/11/29/jep-doreheqje-presidenti-andrea-agnelli-dhe-i-gjithe-bordi-i-juventusit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments